“U prishën bastet ndaj Bylisit, fituan kompanitë se pritej 4+”! Halili flet troç: Sinemati, inatin me FSHF-në mos ia ço Tiranës

Refik Halili ka folur hapur për ndeshjen me Bylisin që po hetohet për trukim. Në një lidhje live me “Procesin Sportiv”, presidenti i Tiranës është shprehur se kompanitë e basteve kanë dalë me fitim në përballjen e shumë përmendur dhe jo njerëzit e tjerë, pasi pritej që të shënohej edhe goli i katërt. Gjithashtu Halili ka pasur kritikë ndaj Gëzim Sinematit, duke i thënë se inatet personale që ka me FSHF-në nuk duhet t’i përdor në analizat që bën ndaj Tiranës.

“Mua më vjen shumë keq për Tiranën dhe veten time. Kemi bërë një kampionat shembullor dhe model, të paktën për kaq vite sa kam unë. Dëgjova edhe javën e mëparshme z.Gëzim dhe do t’i them që inatet që ka për FSHF, të mos i kalojë te Tirana se po flet vetëm me urrejtje për ekipin dhe mua. Nëse Gëzimi ka prova atëherë le t’i hapi ato, pasi ne nuk jemi të përfshirë fare. Ne si klubi i Tiranës në Ballsh kishim 8 lojtarë jashtë formacionit.

Nuk më ka pëlqyer fare loja ekipit. Mua më kanë thënë shumë njerëz se ajo kompania e basteve favorizonte golin e katërt që nuk është shënuar dhe kompania e basteve ka fituar shumë lekë. Falë Zotit që nuk shënua ai goli, falë Zotit që Lika e priti atë penallti. Iu jap edhe nesër që ta shihni sesi favorizohej goli i katërt. Falë Zotit dhe Likës nuk është bërë ai goli i katërt që ishte qëllimi i qenëve dhe maskarenjve. Janë të gjitha tabulatet, prokuria le të hetojë, kamerat janë aty. Janë shkatërruar bastet në ndeshjen ndaj Bylisit, kanë dalë me fitim kompanitë dhe jo njerëzit”, ka thënë Refik Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *