Eriksen do të transferohet me bujë të madhe te Interi, me klasin në prezantim dhe aftësitë e mëdha që do të vendoseshin në shërbim të zikaltërve. Por situata nuk po shkon mirë për mesfushorin danez teksa mërzitjen nuk e lë pa e shfaqur në grumbullimin e Kombëtares.
“Nuk dua të qëndroj në stol për gjithë sezonin te Interi. Tani unë shpresoj se trajneri dhe klubi nuk kanë qëllime të tilla me mua. Ka shumë ndeshje në këtë sezon dhe pres aktivizimin. Teksa ti rri në stol dhe ke përvojë të madhe, nuk mund të durohet gjatë”, u shpreh Eriksen. /Sport Ekspres/