U përfolën shumë ekipe, menaxheri i Kumbullës tregon si e bleu Roma: Brenda 24 orësh, si mund t’i thuash “JO”?

Nga Klaudio Ndreca

Marash Kumbulla do të debutojë në përballjen ndaj Juventusit për herë të parë me fanellën e Romës. Në Itali janë të bindur se Fonesca do t’i jap mundësinë mbrojtësit shqiptar që të shfaqi vlerat e tij në përballjen e radhës që do të jetë kundër kampionëve të Italisë. Lojtari i Kombëtares firmosi për kryeqytetasit pavarësisht interesimeve të shumë ekipeve të njohura, kryesisht zërave që e lidhnin me Interin.

Ndërkohë Roma që doli menjëherë në skenë e mbylli marrëveshjen për një kohë rekord. Vetë menaxheri i futbollistit, Gianni Vitale, ka treguar edhe disa prapaskena në një intervistë që ka dhënë për “Corriere dello Sport”. Në vlerësimin e bërë thuhet se gjithçka është vendosur brenda 24 orësh.

“Ne e kemi mbyllur marrëveshjen për më pak se 24 orë, nuk kishte as kohë për të menduar. Si mund t’i thuash “JO” Romës? Klubet folën në fillim pastaj më telefonuan dhe ramë dakord. Gjeta një klub shumë profesional dhe shumë të organizuar. Shumë ekipe kanë qenë të interesuara, por Marashi nuk ishte në bisedime reale me klubet të tjera sepse Verona i la një çmim të lartë. Roma e dëshironte dhe ishte e aftë në të gjitha mënyrat për të mbyllur marrëveshjen. E morën dhe mendoj se kemi bërë marrëveshjen e duhur”, tha Vitale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *