U përfol se Liridon Latifi kishte ikur nga Vllaznia prandaj nuk shkonte në stërvitje, Alban Xhaferi zbulon të vërtetën

Në media u përfol se Liridon Latifi ishte larguar nga Vllaznia. Futbollisti nuk bashkohej në stërvitje dhe për këtë arsye u krijua ideja e ndarjes. Megjithatë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka zbuluar të vërtetën. Në një prononcim për “Veriu Sport”, kreu i shkodranëve ka thënë se Latifi ishte prekur me COVID. “Nuk ka asnjë çështje “Latifi”. Futbollisti ka qënë prej disa ditësh i prekur nga Covid 19, ndaj sipas rregullave shëndetësore është dashur që ai të karantinohet duke qëndruar i ngujuar në banesën e tij, në Prishtinë.

Krahas mjekëve kosovare, një kujdes special për rikuperimin e tij ka dhënë edhe stafi mjekësor i Vllaznisë, i cili i është gjendur vazhdimisht pranë futbollistit me shërbimet në shtëpinë e tij. Fatmirësisht, gjendja e tij tashmë është drejt përmirësimit, dhe ju garantoj se ditën e diele, Latifi do t’i bashkohet skuadrës në kampingun stërvitor të Austrisë”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *