Magjistari nga Kameruni i tha se do të ndërronte jetë në fushë, përgjigja e Sadio Mane nuk la vend për dyshime…frike

Përpara Kupës së Afrikës në vitin 2021, një magjistar i vetëshpallur kërcen.oi Sadio Mane se lojtari i kombëtares senegaleze dhe ish-lojtari i Liverpoolit do të ndërronte jetë nga një ata.k në zemër nëse do të luante në turne kundër Kamerunit.

Senegali festoi titullin atë kompeticion, teksa mundi Egjiptin me penallti në finale. Mane ishte ylli kryesor i turneut përkrah Mohamed Salah dhe për vendin e tij ishte vetëm titulli i parë. Para turneut, magjistari i vetëshpallur i tronditi të gjithë duke thënë se Mane do të ndëronte jetë gjatë ndeshjes.

Fjalët e magjistarit shkaktuan komente të shumta nga fansat e pasionuar dhe më pas ka folur vetë Mane. “Jam rritur dhe i bindur se vdek.ja është vetëm në duart e Allahut dhe besoj se jeta e njeriut nuk është as e avancuar dhe as e vonuar dhe do të luaj shumë normalisht në çdo ndeshje. Dhe nëse përjetoj një atak dhe vd.es në fushë, atëherë do të ishte e shkruar, por mos u mashtroni prej atij personi”, do të shprehej Mane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online