“U pa që jemi klub i madh”, Rama tregon se kush vendosi për lënien e golit për Kukësin: Nuk më erdhi mirë…

Olsi Rama ka treguar më saktësisht se kush vendosi për të lënë golin e ngushtimit të diferencave në ndeshjen kundër Kukësit, pasi Murataj shënoi golin e dytë me lojtarin kundërshtar që gjendej i shtrirë në tokë. Në prononcimin e dhënë për “RTSH Sport”, drejtori sportiv i Partizanit u shpreh se ky ishte vendimi i stafit teknik dhe se nuk i vjen aspak mirë kur dëgjon kundërshtime mbi këtë veprim.

“Fitorja ndaj Kukësit mund të them se ka vlerën e katër pikëve. Përveç fitores, vlen të përmendet dhe fair play që treguam në fushën e lojës. Partizani është një skuadër që i respekton kundërshtarët. Pikërisht këtë treguam edhe sot, që jemi një klub i madh.

Vendimi për fair play është marrë nga stafi teknik, që kishte një minutë kohë më shumë se Murataj, i cili pasi kishte vrapuar gjatë gjithë ndeshjes, u gjend përballë asaj situate. Unë mendoj se ishte një shembull i bukur për kampionatin shqiptar, përgëzoj stafin. Nuk më erdhi mirë që kishte komente jo pozitive për një gjest të tillë që është i rallë këtu tek ne”, deklaroi Rama. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online