U operua që në moshën dy vjeçare, trajneri i Arsenalit tregon ndërhyrjen e rrallë që i kanë bërë doktorët

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka kaluar një fëmijëri mjaft të vështirë. Kur ishte vetëm dy vjeç, spanjolli u detyrua të bënte një operacion në zemër në mënyrë që të jetonte. Në një intervistë të bërë së fundmi trajneri i Arsenalit, deklaroi se ka lindur me një problem në zemër. “Kam lindur me një problem të madh në zemër që doktorët nuk nuk mund ta zgjidhnin pa u bërë dy vjeç, sepse isha shumë i vogël”, ka shpjeguar Arteta.

“Duhej të ma hapnin zemrën. Ishte një nga operacionet e para që u bë në atë mënyrë në Spanjë, kështu që nuk e dinim se si do të përfundonte. Isha një fëmijë me të vërtetë i gjallë, energjik, por doktori u tha prindërve të mi se nuk do të mund të bëja shumë ushtrime fizike me atë problem”- u shpreh Arteta. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online