“Me kokën e pushtuar nga demonët”, media në Itali ngre në qiell mesfushorin e Kombëtares: E çoi ekipin për shëtitje në kullën e Pizës

Emanuele Ndoj ka bërë gjithçka për Breshian në takimin e djeshëm. Kjo skuadër është përballur ndaj Pizës në Kupën e Italisë dhe arriti të kualifikohej më tej. Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mesfushori i Kombëtares që realizoi dy gola, por i pari ishte magji më vete nga goditja e dënimit. Një rikthim fantastik i lojtarit shqiptar që tregoi se është për të luajtur ende në nivele të larta.

Vlerësime maksimale kanë mbërritur edhe nga media “Bresciaingol” që pasqyron gjithë situatën e Ndojit, nga vështirësitë e mëdha ku u fol edhe largimi nga Breshia te kjo “rilindje”. “Ndoj e mori për dore Breshian dhe e dërgoi në një shëtitje në kullën e Pizës. Shqiptari që dukej se kishte ndaluar së luajturi futboll, me kokën e mbizotëruar nga demonët që e bën kaq të ngjashëm me të gjithë ne, me dobësitë tona, ishte njeriu që lartësoi shfaqjen me aftësitë e tij teknike kaq të dashura edhe për vetë filozofinë e futbollit”, shkruhet në media. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online