“U mërzita se nuk i lamë “të vjellin” ata që na “duan fort”, thumbimi i Arapit dhe prononcimi për “Sport Ekspres”: Nuk i vlerësuam herën e parë

Teuta arriti që të përmbysi rezultatin kundër Inter Escaldes për të kaluar në turin e tretë të “Conference League”. Durrsakët ia dolën që të fitonin me shifrat 0-2, ndërsa Kallaku mbylli historinë e kualifikimit në shtesë. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i parë nga Renato Arapi për t’i mbyllur gojën gjithë kritikëve: “Më tepër u mërzita se nuk i lamë që të “vjellin” sonte ata që na duan fort. Hajde, mos u mërzisni, ecim”, ishin fjalët e mbrojtësit në “Instagram”.

I pyetur nga “Sport Ekspres” sa i përket këtij kualifikimi dhe historisë në ndeshjen e parë, Arapi shprehet: “Mund të kishim më tepër edhe në ndeshjen e parë. Pavarësisht asaj humbje që kemi pësuar, por unë do të thoja që ishte më tepër një mos vlerësim i duhur nga ana jonë në atë përballje. Pas ndeshjes që zhvilluam dje mund të them me plot gojën se kemi marrë atë që merituam”, tha Arapi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online