“U mahnita me shtëpinë e futbollit, ishim mësuar me zyrat e zgërlaqura”! Anila Basha jep arsyen: Ja pse Edi Rama nuk ka hyrë kundër FSHF

A ka hyrë Edi Rama në luft.ën kundër FSHF? Kjo është pyetja që të gjithë ngrenë, teksa eksponentët më të lartë të PS kanë dalë për të rrëzuar kreun aktual, Armand Duka. Shqipëria duket një fshat i vogël ku kryeplaku i fshatit nuk di asgjë për çfarë ndodh në zonë, megjithatë Basha shprehet se Rama nuk ka ndërhyrë direkt në këto zgjedhje.

“Unë mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen në 2 mars. E lexoj si konflikt të ashpër dhe të hapur. Është një ndërhyrje e pastër e Veliajt, që pretendon për aksionet te Tirana, që ende e ka Bashkia, megjithëse ligji thotë se nuk duhej ta kishte. Por nuk ka ndonjë vlerë juridike pasi për Tiranën është administratori i saj që merren vendimet. Me çfarë tagri ka hyrë Veliaj në këtë mesele?

Nuk mund të hamendësoj nëse Rama ka apo jo gisht në këtë punë, por mund të konfirmoj se në mbledhjet e PS, në forumet e kësaj partie është diskutuar për futbollin. Nuk besoj se i shkon në mendje Veliajt që të na nxjerrë gardën me policë në 2 mars, nuk jemi te PD. Duka ka pasur shumë arritje në këto vitet e fundit. U mahnita me shtëpinë e re të futbollit, isha mësuar me ato zyra të vjetra, të zgërlaqura të dikurshme.

Futbolli shqiptar po ecën me ritme të frikshme. A ka hyrë Rama në betejën e FSHF? Si njohëse e mirë e politikës, di të them se nëse Rama, fiton. Por në këtë rast, janë kujtuar shumë vonë për të hyrë në zgjedhje. Për këtë arsye nuk mendoj se Rama ka hyrë dhe është çuar një ditë të bukur për të thënë: “E dua unë atë ishullin”, tha Basha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *