Do të jetë një miqësore luksi për Shqipërinë, trajneri i Spanjës paralajmëron kuqezinjtë: Do luajmë si të ishte zyrtare

Spanja rikthet të luajë pas 18 viteve në Barcelonë, ku do të përballet me Kombëtaren shqiptare. Një ndeshje e veçantë kjo për kuqezinjtë, që do të kenë mundësinë të luajnë kundër një përfaqësueseje që ka ngritur trofe të Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian. Por, trajneri Luis Enrike ka dhënë paralajmërimin e tij në “Movistar“ për Shqipërinë, teksa shprehet se pavarësisht se ka të bëjë me miqësore, Spanja e tij do i luajë njësoj si të ishin zyrtare.

“Ka shumë tifozë në Katalonjë që duan të shohin Kombëtaren. Të shkosh në Barcelonë është një kënaqësi, ashtu si në çdo vend ku ka tifozë që duan të shohin Spanjën. Listë e gjatë e të grumbulluarve? Kanë mbetur shumë dhe lëndimet shfaqen gjithmonë. Tani për tani kam mjaft lojtarë. Shpresoj të mos ketë lëndime. Po shqyrtojmë opsione të ndryshme. Do të ketë miqësore, por do t’i luajmë sikur ishin zyrtare”, ka thënë Luis Enrike./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online