Atletiko e Madridit luajti sot ndeshjen më të rëndësishme të fazës së grupeve në Champions League. Transferta në Porto ishte stacioni i fundit ku mund të merrte një biletë për në raundin e 1/16-ve dhe për këtë i nevojitej vetëm fitorja.
Padyshim që një emër si Luis Suarez është i një vlere të madhe në vijën e sulmit të skuadrës spanjolle, por fatkeqësisht për të iu desh të linte fushën përpara kohe. Kronometri shënonte minutën e 13, kur Luis Suarez pëson një lëndim dhe nuk mund të vazhdojë më gjatë.
Ky largim që në minutat e para të lojës përjetohet keq nga uruguajani, që nuk mund ti mbajë më lotët në pankinë dhe nis të qajë. Emocionet në sfida të tilla kaq delikate janë të mëdha dhe sigurisht që pamundësia për të qenë prezent në fushë për të dhënë kontributin për skuadrën është gjëja e fundit që një lojtar do të dëshironte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/