“Ramë në grackën e Simeones”! Pepe nuk ndryshon kurrë, hap polemika për arbitrin: E dërgoi ndeshjen si e donte Atletiko e Madridit

Porto-Atletiko Madrid ishte një finale direkte mes dy ekipeve ku fituesi do të kalonte më tej nga grupet e Champions League. Spanjollët arritën që të fitonin me shifrat 1-3, por ndeshja nuk ishte kaq e lehtë sa paraqitet nga rezultati. Dy karton të kuq do të jepeshin nga Clement Turpin, nga një për çdo skuadër. Pepe nuk e ka humbur grintën e vjetër as në ndeshjen e sotme, teksa akuzoi arbitrin se i dha një dorë Atletikos për fitoren e arritur.

“Ne e dinim që pasi ata të shënonin, do të mbylleshin shumë mirë në mbrojtje dhe do të kërkonin kundërsulmet, por arbitri e la Atléticon ta çonte lojën ku donte, me shumë ndalesa dhe shumë konfuzion për të thyer ritmin tonë. Pastaj kemi rënë në grackën e Simeones, ku me dy tranzicione pësuam edhe dy gola të tjerë”, tha Pepe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online