Donaruma vendosi që të largohej përfundimisht nga Milani, në skuadrën që debutoi në moshën 16-vjeçare. Shumë kritika ka marrë portieri italian se vendosi të tradhëtonte ngjyrat e zemrës për të shkuar në një tjetër vend ku garantohen më tepër të ardhura. Por kjo nuk rezulton tërësisht e vërtetë.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Donaruma do të përfitojë 7 milion euro në sezon te gjigandët francez. Ndërkohë oferta e Milanit ishte për 8 milion euro, por portieri vendosi që të refuzonte kontratën e italianëve dhe të largohej drejt PSG. Pra nisur gjuha e shifrave mund të thuhet se largimi i Donarumës ka ardhur për çështje projekti dhe jo interesi. /Sport Ekspres/