U largua pas 18 viteve nga Lacio, Moxhi: Ndihet mungesa e Tares

Igli Tare u largua pas 18 vitesh bashkëpunim me Lacios. Ish-sulmuesi shqiptar arriti një sukses të jashtëzakonshëm në rolin e drejtorit sportiv, duke u cilësuar edhe si një prej më të mirëve në Serinë A. Luçiao Moxhi ka thënë për “Notizie” se mungesa e Igli Tares është e ndjeshme në klubin bardhekaltër.

“Për mendimin tim, Tare i mungon disi. Grupi mund të vërë re mungesën e një menaxheri më shumë në klub. Lotito është atje, megjithatë, për mua ai është një fenomen. Ai mund të jetë president dhe gjithashtu menaxher i përgjithshëm. Më pëlqen spontaniteti i tij”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *