U largua pas 11 vitesh nga futbolli italian, mesazhi mallëngjyes i Ujkanit

Samir Ujkani është gati dhe entuziast për aventurën e re në Superligën turke. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës u largua nga Kremoneze në Serinë B, për t’iu bashkuar Rizesporit, skuadër e sapo kthyer në elitë dhe që synon të qëndrojë gjatë mes më të mirëve.

Pas firmosjes së kontratës, portieri tha edhe fjalët e para rreth këtij hapi të ri në karrierë. Këtë e bëri nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”. “Është kënaqësi të konfirmoj skuadrën time të re. Po e pres me padurim kërë këtë sfidë në Superligën turke”, shkruante Ujkani.

“Largohem nga Italia pas 11 viteve. Mbërrita aty në 2007-ën: isha thjesht një djalosh, por u rrita si njeri dhe si lojtar. Kalimi te Rizespori është një kapitull i ri në karrierën time si futbollist, megjithatë do të mbaj gjithmonë me vete kujtimet e bukura dhe miqtë”, e përfundonte mesazhin e tij Ujkani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *