U largua nga Partizani pasi nuk pranoi stolin, Telushi pranë transferimit në Kategorinë e Parë

Bruno Telushi është në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën e tij. Mesfushori vlonjat nuk pranoi stolin në ndeshjen kundër Bate Borisovit, çka solli edhe largimin e tij pa kaluar 24 orë nga luajtja e takimit. Por ish-kapiteni i të kuqve duket se e ka gjetur ekipin e ri për sezonin e ardhshëm.

Sipas “SuperSport“-it, Bruno Telushi është pranë firmës me Elbasanin. Klubi verdheblu ka bërë një merkato cilësore, duke sjellë në Elbasan emra të njohur që kanë përvojë të madhe në “Abissnet Superiore”. Klubi nga Shqipëria e mesme sapo është ngjitur në Kategorinë e Parë, ku nuk dëshiron të qendrojë gjatë, pasi objektivi i tij është mbërritja në elitë në verën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online