U konfirmua mungesa e tij edhe ndaj Shqipërisë, Vedat Muriqi qetëson Kosovën për Ligën e Kombeve

Pak ditë më parë u konfirmua edhe mungesa e Vedat Muriqi sa i përket ndeshjeve së Kosovës që nisin me përballjen kundër Shqipërisë në një miqësore. Por këto raportime nuk kanë rezultuar të vërteta pasi sulmuesi i Lacio do të kthehet sërish në vendin që u strehua si fëmijë për t’i shpëtuar torturave serbe.

Në Shqipëri do të gjente edhe një histori të shkurtër të karrierës si futbollist pas mbërritjes te Teuta dhe Besa e Kavajës. Tanimë Vedat Muriqi vjen për të luajtur kundër kuqezinjëve në një vëllazërore që do t’i jap mundësinë Shaland dhe Rejës që të marrin përgjigjet e tyre para Ligës së Kombeve.

Sa i përket sulmuesit të Lacios, i bashkangjitet Kosovës në një moment aspak të mirë të karrierës. Që nga koha kur është transferuar në Seria A nuk ka arritur për asnjë moment që të realizojë një gol dhe kjo e bën sulmuesin që të vuajë shumë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online