“Kemi shpresa për Kumbullën”/ Pritet kthimi i vendimit për Marashin, Bulku: Nuk negociojmë për pikët

Marash Kumbulla është një nga mungesat kryesore të Shqipërisë në dy takimet e fundit të Ligës së Kombeve, atje ku duhet përfshirë edhe miqësorja vëllazërore me Kosovën. I ftuar në emisionin “Ora Sport”, zëvendës trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, është shprehur se shpresat për mbërritjen e Kumbullës nuk janë shuar akoma. “Nuk është vetëm Kumbulla por të gjithë futbollistët e Romës. Por kemi shpresa deri në momentet e fundit sepse mund të lejohen, sipas rregullave të shtetit italian dhe ministrisë së Shëndetësisë”, u shpreh Bulku.

Megjithatë këto shanse duken të jenë shumë të vogla pasi Roma ka bllokuar për momentin të gjithë lojtarët që të mos udhëtojnë pasi Dzeko ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Kur flitet për ndeshjet e radhës, Bulku shprehet se nuk ka negociata për pikët.

“Nuk ka negociata. Shpresojmë të bëjmë mirë dhe të marrim maksimumin. Më e rëndësishme në këto momente janë pikët se  sa loja pasi po të marrim të dyja ndeshjet, kemi marrë 3 pikë në Bjellorusi me një lojë jo shumë të mirë por ka ndodhur e kundërta në Kazakistan dhe kemi marrë vetëm një pikë. Shpresojmë të marrim pikët e plota në këto dy ndeshje”, tha Bulku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online