“U kënaqa me Skënderbeu-Luftëtari, nuk duhej arbitër fare”! Juxhin Xhaja: Do i kursejmë kartonat tani, nuk na erdhi mirë te derbi

Nga Klaudio Ndreca

Arbitrat e kanë të ndalur për të folur për mediat gjatë rrugëtimit të kampionatit. Por teksa futbolli është ndalur nga pandemia, kemi parë disa gjyqtarë që kanë folur për punën e tyre dhe ndeshjet që i ka rënë përgjegjësia për t’i menaxhuar.

Këtë herë ishte Juxhin Xhaja i pranishëm për “Fan Zone”, duke prekur tema të ndryshme. Në derbin e fundit të Tiranës dhe Partizanit ka marrë një vlerësim pozitiv, megjithëse shprehet se nuk ndihet mirë kur dëgjon polemika të ndryshme. Me rifillimin e futbollit premtohet se do të ketë më pak kartona dhe më tepër këshillime, duke parë ndikimin që ka pasur pandemia në formën fizike të lojtarëve.

“Tani kanë ndryshuar rregullat e futbollit. Do të kemi pesë zëvendësime që do të bëhen, por që janë sërish të ndara vetëm me tre lëvizje. Kemi parasysh që me nisjen e futbollit tani do të kursehemi pak me kartonët, do të jemi më shumë këshillues. Kjo pasi e dimë që nuk kanë bërë stërvitje, nuk janë mirë në anën fizike dhe mund të bëjnë ndërhyrje me kohë vonese. Pra tani do të punojmë më tepër me këshillimet.

Derbi i fundit i arbitruar te Tirana-Partizani? Po sigurisht që nuk na vjen mirë kur ka fjalë dhe polemika për ne, kur marrim notë të mirë për mënyrën sesi e mbajmë ndeshjen. Ku mund të përmirësohem? Gabimet tona i shohim pas çdo ndeshje, përshembull te ato topat e gjatë dhe duhet të jemi mirë në sprint.

Ndeshja më e vështirë që kam gjykuar: “Sezoni im i parë, Kukësi-Vllaznia”.

Ndeshja më e bukur që ka gjykuar: “Skënderbeu-Luftëtari. Ekipet nuk kishin nevojë fare për arbitër, unë u kënaqa duke gjykuar”

Lojtari që i ka bërë përshtypje: “Unë përmend këtu Lorenco Vilën, Xhixhën e Laçit dhe Muçin e Tiranës. Për mua janë shumë të talentuar”.

Ndeshja që ëndërron të gjykojë: “Ndoshta në “Champions League” apo “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online