“U interesova nga pasditja e djeshme”, Armand Duka reagon për rastin e lojtarit të Tiranës dhe thirrje klubeve

Një episod dramatik erdhi nga Superiorja në ditën e djeshme mes Egnatias dhe Tiranës. Klevi Qefalija mori dëmtim të rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital, ku fitoi edhe vetëdijen.

Lojtarët ishin të shokuar dhe pritën deri në momentin kur mësuan gjendjen e shokut të ekipit për të rinisur takimin. Mbi këtë rast ka reaguar edhe kreu i FSHF, Armand Duka, që bën thirrje për organizimin rigoroz të ndeshjeve nga momente të tilla.

“Jam interesuar personalisht nga pasdita e djeshme deri më tani për gjendjen shëndetësore të futbollistit 18-vjeçar të KF Tirana, Klevi Qefalija, pas dëmtimit të rëndë në ndeshjen me Egnatian në javën e dytë të Abissnet Superiore.

Jam i lumtur që futbollisti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore duke kaluar rrezikun. Shpresoj dhe uroj që të kthehet sa më parë pranë familjes dhe në gjirin e skuadrës.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë stafin e doktorëve dhe fizioterapistëve të KF Tiranës për vetëdijen, durimin dhe profesionalizmin e treguar në momentin e parë të ndërhyrjes në fushë, duke i shpëtuar jetën futbollistit.

Një falenderim i veçantë shkon për gjithë stafin e doktorëve në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrjen dhe reagimin e shpejtë duke siguruar ecurinë pozitive për shëndetin e lojtarit.

Duke qenë se jemi në fillim të kampionatit përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje të gjitha klubeve të çdo niveli, që nga kategoria “Abissnet Superiore” e deri te kampionatet e moshave, që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha rregulloret e FSHF-së për organizimin e ndeshjeve. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe jeta e futbollistëve”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online