Luçiano Spaleti ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me Napolit. Trajneri italian ia doli të shpallë kampione të Serisë A klubin napoletan. Diçka që nuk ndodhte që nga viti 1990. Në intervistën e dhënë për “DAZN”-in pas ndeshjes me Udinezen, Spaleti ka dhënë edhe një mesazh për kritikët dhe ata që nuk besonin te arritja e këtij objektivi madhor.
“Ata thanë se nuk isha i bindur për të fituar, por si mund të bëhet? Vitin e kaluar të gjithë u hodhën mbi mua duke thënë se kisha thënë diçka shumë të madhe për personalitetin dhe përgjegjësinë kur thashë se do të përpiqeshim të fitonim titullin. E bëra për të marrë maksimumin nga lojtarët dhe për të ndërtuar një mentalitet për të ecur përpara këtë vit. Ishin Benitez, Ançeloti, Sarri që luajtën futbollin më të mirë në Itali, Gatuzo që fitoi Kupën e Italisë, kështu që çfarë do të bëj? Për çfarë të luaj? Mund të luaja vetëm për Skudeton, përndryshe nuk do të kisha pasur asnjë shans”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/