Nga Partizani i Superiores tonë te titulli kampion i Serisë A, krenaria e mban emrin…Amir Rrahmani

Në kohët e fundit janë shtuar jo pak rastet kur lojtarët që rrugëtimin e tyre e kanë pasur nga Superiorja kanë arritur në shkallët më të lartë të karrierës në Europë. Rasti më i përmendur është ai i Myrto Uzunit, Vedat Muriqit, Ernest Muçit, por nuk duhet të harrojmë Amir Rrahmanin.

Mbrojtësi i dalë nga shkollat e futbollit në Kosovë do të shkonte te Partizani, si eksperienca e parë jashtë Kosovës, por sërish në tokën shqiptare. Dikur do të gëzonte tifozët e kuq në Shqipëri me sigurinë e dhuruar në mbrojtje.

Pas Partizanit mbërriti transferimi në Kroaci dhe më pas në Serinë A, te Hellas Verona. Atje Rrahmani gjendej me Marash Kumbullën. Në mediat italiane dhe ato shqiptare thuajse askush nuk fliste për Amirin, e gjithë vëmendja ishte përqendruar te Kumbulla.

Vazhdimi i karrierës tregoi se Rrahmani bëri zgjedhje më të zgjuar, ai shkoi te Napoli me fanellë titullari, Kumbulla mbërriti te Roma për të qëndruar në stol. Sot Rrahmani ka festuar titullin kampion të Serisë A duke qenë krenari më vete dhe një shembull për të gjithë lojtarët e lindur në Shqipëri se edhe duke kaluar nga vendi ynë mund të arrihet maja e Europës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online