U eliminuan nga grupet, gazetari italian thumbon Milanin: Me 40-veçarët dhe Messias-in në Champions League është e vështirë

Milani ishte shumë i dobët përballë Liverpool-it, teksa humbi shansin për të siguruar kualifikimin nga grupet e Champions League-s. Gazetari i “Corriere dello Sport”, Ivan Zazzaroni, ka vënë theksin te projekti i kuqezinjve, duke u shprehur se me 40-vjeçarë dhe Messias është e veshtirë në Champions. Një thumbim ky për klubin italian dhe një mesazh i pastër se nuk mund të konkurosh me më të mirët me lojtarë si në moshë të madhe si Ibrahimoviç dhe si Messias, që pak vite më parë luante në futbollin amator.

“Në mbrëmjen kyçe, Pioli duhej të hiqte dorë nga shumë titullarë, por është po aq e vërtetë që Klopp, për të cilin nuk janë kurrë Krishtlindje, e kishte dërguar Liverpool-in në fushë për zgjedhje gjysmë dytësore. Dhjetë minuta nga fundi ai madje largoi Salah( ai, po, nga Topi i Artë), Mané dhe Origi, dhe shkurt dua të them se me dyzet vjeçarët dhe Messias në Champions League është e vështirë”, ka shkruajtur Ivan Zazzaroni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *