Nga Murinjo në duart e Piolit, Maldini mendon për Kumbullën për të zëvendësuar Kjaerin

Janari do të jetë një muaj vendimtar për Marash Kumbullën. Futbollisti shqiptar nuk është pjesë e rëndësishme të projektit të Zhoze Murinjos dhe këtë merkato me shumë mundësi do të largohet nga Roma. Në Torino e pret trajneri që e rriti dhe e solli në majën e futbollit italian, Juriç, por nuk është i vetmi që interesohet për shërbimet e 21-vjeçarit.

Sipas mediave italiane, Maldini po shqyrton profilin e Kumbullës si një alternativë për mbrojtjen e Milanit. Simon Kjaer ka mbyllur sezonin me zëvendësimin e tij dhe padyshim që boshllëku i madh i lënë pas prej tij duhet mbyllur sa më shpejt. Në këto kushte, me ato mundësi që ofron tregu i janarit, mbrojtësi shqiptar mund të përfundojë në duart e Stefano Piolit. Mënyra e transferimit mendohet të jetë në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online