Manchester United është zyrtarisht jashtë garave të UEFA-s, teksa përfundoi në vendin e fundit në grupin e tij në Champions League. “Djajtë e kuq” u mposhtën në “Old Trafford” nga Bayern Munich, megjithëse këta të fundit e kishin siguruar më herë kualifikimin dhe luanin pa objektiv konkret. Kur të gjithë janë duke e kryqëzuar trajnerin e United-it për këtë eliminim, Ten Hagu habit me deklaratën e tij. Holandezi ka deklaruar pas ndeshjes se ekipi i tij luajti mirë dhe se arriti ta nxirrte Bayern-in jashtë ritmit të lojës.
“Të dyja skuadrave u munguan rastet. Por mendoj se pati intesitet në lojë. Ne e nxorrëm Bajernin jashtë ritmit të lojës. Organizimin në mbrojtje dhe organizimin në fazën e presingut e bëjmë mjaft mirë, për mos të thënë shumë mirë. Patëm momentet tona, por nuk përfituam prej tyre”, ka deklaruar Erik Ten Hagu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/