Skena e pazakontë ndodh te Inter-Sociedad! Arbitri vizaton në dorë si një student para provimit, nuk donte të harronte lojtarin e ndëshkuar

Një nga protagonistët e ndeshjes së Champions League mes Interit dhe Real Sociedad ishte gjyqtari zviceran Sandro Scharer, i cili nuk tërhoqi vëmendjen për shkak të një vendimi të caktuar, por për një situatë të pazakontë. Domethënë, në mes të ndeshjes, ai ndau dy rreshta në dorë. Në pëllëmbën e dorës shihje dy rreshta të shkruara me stilolaps, tre shkronja: I (Inter) dhe RS (Real Sociedad dhe numri 5. Skena zgjoi kureshtjen e shumëkujt, sepse nuk është parë kurrë që në një ndeshje të këtij niveli, një gjyqtari të shkruajë si një student gjatë provimeve.

Numri 5 i përkiste Igor Zubeldia, i cili mori karton të verdhë pas një faulli ndaj Thuram. Më pas arbitri i tregoi gjyqtarit të katërt se numrin pesë e kishte të shënuar në dorë. Megjithatë, shumë njerëz pyesin pse arbitri, në vend që të shënonte te letra si kolegët e tij, vendosi të shkruante drejtpërdrejt në dorën e tij? Kjo pasi ekzistonte mundësia që djersa të fshinte atë që ishte shkruar. Por arbitri zgjodhi këtë mënyrë pasi kërkoi të merrte informacionin që i nevojitej shumë më shpejt, pa pasur nevojë të përdorte shënime rreth lojtarëve që ishin ndëshkuar me karton të verdhë. Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online