“U duk sa shpejt e nisi topin Cikalleshi, Hysaj ka dhënë 40% te Shqipëria”! Ruco analizon Kombëtaren: Skema jonë që ndaj Anglisë nuk do guxonte as Franca…

Pas paraqitjeve mjaft pozitive në muajt e fundit, Kombëtarja zhgënjen kundër Anglisë. “Tre luanët” fituan pastër 5-0 kundër kuqezinjve, nuk mos e vënë në asnjë moment në diskutim fatin e këtij takimi. Kjo ndeshje ka lënë një shije aspak të mirë te tifozët shqiptar, por edhe nga profesionistët e futbollit. Në një intervistë për Drilon Xhepollarin në “Ora TV“, Edmond Ruço analizon Kombëtaren, duke shpjeguar ku çaloi ekipi ynë.

“E pashë që në minutat e para. Duke marrë spunton nga hapja ndeshjes, që u bënë këto ceremonitë e vogla, që lojtarët tanë nuk ishin vetvetja. Ishin nën presion. Edhe kur filloi ndeshja duhej të mbahej 30 sekonda heshtje dhe Cikalleshi e filloi direkt. Gjendja emocionale e skuadrës, tryensia prikologjike bëri të vetën dhe e treguan nëë fushë. Hysjan thoshte se ishin të ngarkuar, hynë me frikë. Nuk e kuptoj pse duhet të hyjmë më frikë. Ke përpara Anglinë, ke përpara San Marinon, ke përpara Andorrë, Poloninë apo Hungarinë ndeshjet duhet ti marrësh një nga një. Kundërshtarët duhet ti trajtosh si kundërshtar, jo të frikshëm. Nga ana sportive flas. Ata nuk janë gogoli, janë nënkampionët e Europës, absolutisht nuk ia heqim dot meritën. Por duhet ti japim aq sa i takon.

Hysaj për ekipin kombëtar ka dhënë maksimalisht 40% të vlerave të veta. Nuk ka shfaqur kurrë vlerat e veta që ka shfaqur te Napoli, te Lacio apo te Empoli. Unë nuk e kuptoj mungesën e Balliut në Kombëtare. Jo në formacion, por në 18-she duhet të jetë. Luajti 90 minuta kundër Realit në La Liga dhe nuk e kuptoj dot si ai lojtar ka probleme fizike”, ka thënë ndër të tjera Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online