“U bë traditë”, Guardiola komenton shortin kundër Realit të Madridit: Tre vite radhazi kundër mbretërve të Champions-it

Shorti i Champions League-s vuri përballë për të tretin vit radhazi Realin e Madridit me Manchester City-n. Pep Guardiola ka thënë se tashmë po krijohet një lloj tradite mes këtyre dy skuadrave, nisur nga përballjet e shpeshta në sezonet e fundit. Trajneri i City-t është shprehur për mediat se shorti nuk mund të ndryshohet dhe e vetmja gjë që i mbetet është të shpresojë që ekipi i tij të jetë në formë në momentin e ndeshjes.

“Nuk kemi alternativë tjetër. Duket paksa si një traditë të luajturit për tre vite radhazi kundër mbretërve të kompeticionit. Shpresoj që të jemi në një moment të mirë. Mbeten pak javë para ndeshjes së parë në Madrid”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/