“Jeta vazhdon…”! Mungoi në listën e Silvinjos, Daku shpërndan videon me momentet më të mira në Rusi

Mungesa e emrit të Mirlind Dakut ishte befasia më e madhe në listën e Silvinjos për dy miqësoret e muajit mars kundër Kilit dhe Suedisë. Vendimi i trajnerit ka lënë të pakënaqur një pjesë të tifozëve të Kombëtares, të cilët mendonin se Daku duhet të ishte me patjetër pjesë e listës. Ndërkohë vetë sulmuesi i Rubin Kazanit ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Daku ka shpërndarë një video në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihen disa nga momentet e tij më të mira me klubin rus në javët e fundit. “Jeta vazhdon…”, është mesazhi që ka përcjellë lojtari nga Gjilani bashkëngjitur videos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mirlind Daku (@mirlind19daku)