U bë “kokë turku” pas eleminimit, largimi i Sarrit nuk ishte një surprizë për liderat e Juventusit

Eleminimi nga Champions League i Juventusit (përballë Lionit), nuk është diçka që mund të kalohej lehtë. Përpara zhvillimit të ndeshjeve një kualifikim i ekipit francez as që mund të imagjinohej. Sarri u shpall fajtori kryesor duke u bërë “kokë turku”.

Vendimi për shkarkimin e trajnerit italian erdhi ditën e nesërme, ku klubi njoftoi se do të ishte Pirlo ai që do ta zëvendësonte në krye të pankinës. Andrea Anjeli ishte shumë i acaruar me Sarrin për humbjen ndaj Lionit dhe ka kërkuar menjëherë largimin nga detyra të tij. Këtë vendim ja ka njoftuar drejtuesve të klubit.

Gjithashtu dhe liderët e skuadrës si Bonuçi, Kielini dhe Ronaldo ishin të mirëinformuar për këtë rast. Nëse për mediat dhe tifozët ishte surprizë largimi i trajnerit Sarri, për lojtarët e Juventusit nuk ishte i tillë. Kjo tregon edhe njëherë ndikimin që liderët e kësaj skuadre kanë me drejtuesit. /Elio Hajdari- Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online