“Këtu besojnë te lojtarët e rinj”! Një prodhim i Vllaznisë vlerëson Skënderbeun, Pusi: Trampolin e mirë për jashtë

Belajdi Pusi është një nga shumë talentet që kanë dalë si prodhim i Akademisë së Vllaznisë, megjithëse tashmë nuk mban më veshur fanellën e tyre. Sulmuesi shkodran iu bashkua Skënderbeut në merkaton e dimrit, me të cilët arriti të gjente edhe golin. Madje duke ndëshkuar ish-klubin e tij, Vllazninë. Në një intervistë për “Players on Focus”, Pusi tregon rrugëtimin e tij deri te Skënderbeu si dhe synimet për të ardhmen.

Futbollisti 22-vjeçar ndihet i kënaqur te Skënderbeu, ku dëshiron të kthehet në një element të rëndësishëm. Kjo për faktin se dëshira e tij është të luajë jashtë Shqipërisë dhe korçarët i sheh si trampolinën më të mirë për të mbërritur te qëllimet e tij.

“Me Vllazninë firmosa kur isha te ekipi i të rinjve edhe pse kisha oferta të tjera. Aty kam kaluar momente shumë të bukura, por edhe jo të bukura. Kështu e ka futbolli. Duhet të mësohemi që të kalojmë çdo situatë. Mua më pëlqejnë sfidat.

Mos festimi në golin ndaj Vllaznisë? Ashtu e kam vendosur përpara ndeshjes dhe iu thashë edhe shokëve që nuk do festoj nëse shënoj, sepse ekipi ishte në një situatë jo të mirë. Vllaznia është ekipi i qytetit tim dhe normalisht kam shumë respekt për atë fanellë.

Këto ishin 6 muaj shumë të bukur dhe u ambientova shumë shpejt me ekipin. Për këtë duhet t’i falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan. Shpresoj që ekipi i Skënderbeut të rikthehet në ato nivele që ishte.

Një emocion i veçantë ishte kur shënova gol me Shqipërinë U-20 kundër Azarbajxhanit në Turqi, 2 golat që shënova në UEFA Youth League kundër ekipit moldav, sepse isha i pari shqiptar me ekip shqiptar që shënonte në atë kompeticion, goli i parë në Superiore me Vllazninë, gjithashtu edhe goli i parë me Skënderbeun.

Më pëlqen të ngjitem shkallë-shkallë, sepse forcohem shumë. Te Skënderbeu kam ardhur që të bëj maksimumin dhe të arrij të bëhem i rëndësishëm duke shënuar gola e duke dhënë asist. Pastaj të provoj veten në një kampionat më të fortë.

Skënderbeu është një ekip që ka kushte shumë të mira për tu zhvilluar si lojtar. Gjithashtu është një ekip që ka besim te lojtarët e rinj dhe është një trampolinë shumë e mirë për të shkuar në kampionate të forta. Dëshira është shumë e madhe që një ditë të vesh bluzën e Kombëtares”, është shprehur Belajd Pusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online