Mediat në Kosovë kanë raportuar së fundi se një tjetër talent i ka thënë “po” dardanëve. Bëhet fjalë për Andi Zeqirin, ish-lojtari i moshave të juventusit që aktualisht po shkëlqen me ekipin e Lozanës. Një foto e sulmuesit me kreun e FFK-së dhe fanellën e përfaqësueses së Kosovës veshur, si dhe fjalët e thëna nga vetë babai i tij kanë bërë që ardhja e tij me dardanët të duket tashmë një fakt i kryer.
Megjithatë është media zviceriane “4-4-2.ch” që hedh poshtë këto zëra, teksa sipas burimeve të saj bën me dije se asgjë nuk është vendosur sa i përket zgjedhjes së përfaqësueses nga ana e Zeqirit. Ky i fundit është pjesë e 21-vjeçarëve të Zvicrës dhe është ende në kohë të vendosë përfundimisht për çështjen e shtetit që do të përfaqësojë në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/