Më mirë bardheblu apo kuqeblu? “E kam thënë dhe kur isha te Tirana”, Gilman Lika dhe Gentian Muça në intervistën e veçantë

Tirana do të përballet ndaj Vllaznisë në ndeshjen që pritet me një interes të lartë nga tifozët shqiptarë. Bëhet fjalë për klasiken e futbollit atje ku bardheblutë do të kërkojnë me patjetër kthimin te fitorja pas humbjes së fundit me Teutën, ndërsa shkodranët do të rëndonin gjendjen e tyre me vendin e “Play-Out”. Në një intervistë të veçantë për “Supersport”, dy kapitenët e këtyre skuadrave kanë folur përpara kësaj sfide.

Përgjegjësia e shirtit

Gentian Muça: “Përgjegjësia është e madhe, jo vetëm në këtë ndeshje, por çdo ndeshje. Përgjegjësia është jo vetëm për shiritin e kapitenit, por edhe për fanellën që ne mbajmë veshur”.

Gilman Lika: “Shirti është përgjegjësi, por edhe kënaqësi njëkohësisht. Detyra ime parësore është që të jem i thjeshtë dhe të jap maksimumin për të ecur përpara me ekipin”.

Idhulli juaj ndër vite

Gentian Muça: “Tirana ka shumë emra, nuk është veçuar me një individ. Por shembulli që unë dua të ndjek dhe veçoj është Ali Mema dhe Skënder Halili.

Gilman Lika: “Në atë kohë Vioresin Sinani bënte diferencën”.

Tirana-Vllaznia luante për mbijetesë për të zbardhur emrin e ekipit që binte në Kategorinë e Parë

Gentian Muça: “Atë ndeshje e kam ndjekur nga televizori dhe nuk ishte e bukur, pasi ishim mësuar t’i shihnim që ato ekipe të përballeshin për titullin kampion. Fatkeqësisht na qëlloi ne ajo dita e zezë për të rënë nga kategoria”.

Gilman Lika: “Ju e dini historinë që ishte një ndeshje shumë e vështirë, aqsa unë as në televizor nuk kam dashur që ta shoh”.

Si jeni ndierë kur keni luajtur krahë njëri-tjetrit te Tirana?

Gentian Muça: “Gilman përveçse është sportist i mirë, është edhe djal i mirë. Kemi kaluar jo pak vite së bashku, ka qenë periudhë e mirë profesionale, por pa arritur objektivin madhor për të fituar titullin kampion”.

Gilman Lika: “Mendoj se kemi kaluar periudhë të mirë, sigurisht që me ato problematikat tona sepse nuk ka qenë gjithçka vaj. Por në një periudhë kemi fituar disa trofe dhe marrëdhënia jone ka qenë jashtëzakonisht e mirë”.

Bardheblu apo kuqeblu?

Gentian Muça: “Bardheblu natyrisht”.

Gilman Lika: “Do them diçka dhe që e kam shprehur dhe kur isha te Tirana. Unë jam shkodran dhe në zemër kam vetëm Vllazninë. E kam thënë dhe kur isha te Tirana këtë, megjithëse për mua është shtëpia e dytë atje.”

A e fiton Tirana titullin?

Gentian Muça: “Me shpresën e Zotit po”.

Gilman Lika: “Me fitoren e fundit të Teutës janë ndërlikuar shumë gjërat. Do të jetë e luftuar deri në fund”.

A shkon Vllaznia në Europë?

Gentian Muça: “E uroj me dëshirë”.

Gilman Lika: “Jemi ende mbrapa me përgatitjet fizike krahasim me ekipet e tjera”.

A do i plotësonte titulli me ekipin e zemrës?

Gentian Muça: “Do më plotësonte”.

Gilman Lika: “Është ëndrra e çdo futbollisti të triumfojë me qytetin e tij të lindjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online