“U bë e modës ardhja-ikja e italianëve, erdhi pari sulmoi Asanin…”, Abilaliaj e ka me menaxhimin e Partizanit: Merr nga 5 gola në derbi, nuk mësuan

Partizani i këtij sezoni po prek fundin, teksa luahatjeve në rezultate i janë shtuar plot 5 humbje rresht, duke shkuar në “Play Out“ në tabelën e renditjes. Një dështim i plotë ky duke marrë parasysh historinë e klubit dhe faktin se vetëm një vit më parë ngritën trofeun e titullit kampion. Ish-futbollisti i “demave të kuq”, Arbër Abilaliaj, ia vë fajin menaxhimit të varfër të treguar nga klubi.

Në një intervistë për “Fax Ëeb“, vlonjati tregon se tashmë është kthyer në modë ardhja e ikja e italianëve në krye të pankinës. Një mësim ky që duhej nxjerrë që në rastin e Julianos, por klubi i Partizanit vazhdon të gabojë në këtë aspekt. Sipas tij kualitetet e skuadrës së këtij viti janë më të larta se të sezonit të shkuar kur u shpallën edhe kampionë, megjithatë janë shumë balanca e mekanizma të prishur që kanë dërguar kryeqytetasit në këtë krizë.

“Unë do të fajësoja në fillim anën administrative futbollistike të klubit. Nuk mund të themi e ka fajin ky trajner apo një tjetër, sepse u bë e modës tani kjo ardhja dhe ikja e trajnerëve italianë te Partizani. Nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga historia e keqe që pati me Juliano apo italianët e tjerë. Kështu që mendoj se është një keqadministrim, një mungesë eksperience deri diku për të nxjerrë leksionet e duhura nga problemet që kanë pasur më parë.

Partizani ka pasur një ekip shumë të mirë deri në momentin që fitoi edhe kampionatin. Kualitetet janë, por janë prishur shumë balanca, janë prishur ato mekanizma që ishin ngritur me shumë mund. Flisnim për një Partizan që ishte e vështirë t’i shënoje gol tani merr 5 gola në një ndeshje në derbi. Kam përshtypjen që kushdo të ishte në vendin e Sormanit do justifikonte veten. Një trajner që ka 6-7 javë që është rikthyer dhe të thotë është faji im, atëherë do të ishte më e ndershme, sepse Patizani që kishte fituar kampionatin kishte 30% më pak kualitet apo cilësi zgjedhjes seç kishte Partizani i sivjetëm.

U prishën disa marrëdhënie të cilat mbajnë grupin të bashkuar. Erdhi italiani i parë, sulmoi Asanin. Trashi nuk shkonte mirë, Telushi nuk shkonte mirë. Nuk është normale që një trajner menjëherë të vijë të sulmojë njerëzit kyç që dhanë titullin kampion më duket pa sens. Këto janë gabime që Partizani i ka përsëritur për së dyti, mund t’i përsërisë për së 3-ti për sa kohë shkon në këtë mënyrë.

Largimi i Alban Hoxhës? Ka qenë pikë referimi gjithë këtë kohë. Ka qenë pak a shumë në stilin e Partizanit si i ka menaxhuar gjërat. Është e njëjta sjellje që ka pasur me trajnerin Gega, që fitoi titullin kmapion, është e njëjta sjellje që është bër me Bathën, i cili sot po del kampion, me Asanin që shkoi në Suedi. Mungon mënyra e sjelljes dhe menaxhimit me lojtarët që janë të rëndësishëm dhe kanë dhënë shumë për Partizanin”, ka thënë Arbër Abilaliaj./Halit Delibash-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online