U ankua për kalendarin, Liga e Serisë A i kthehet Sarrit: E habitshme, një trajner fitues në Europë nuk mban mend rregullat

Liga e Serisë A nuk e ka anashkaluar atë deklaratë të bërë në prag të sfidës me Lokomotivën e Moskës nga ana e Mauricio Sarrit. “Ende duhet të kuptoj se kujt mund t’i duhet të pushojë. Gjithashtu sepse Liga vendosi një ndeshje 61 orë pas ndeshjes evropiane. Më duket si diçka jashtë kësaj bote. Por ata vendosën kështu dhe ne duhet të përshtatemi“, ishin fjalët e trajnerit të Lacios. Por kundërpërgjigja ka ardhur nga Liga e Serisë A, që ndihet e habitur se si një trajner fitues në Itali e në Europë nuk njeh rregullat

“Lega Serie A mirëpret me habi deklaratat e trajnerit Maurizio Sarri për planifikimin e ndeshjes së së dielës së ardhshme të kampionatit midis Bolonjës dhe Lazios, pas një ndeshje evropiane midis për bardhekaltrit. Është e habitshme që një trajner fitues në Itali dhe në Europë nuk e mban mend që  Rregullat e Kompeticioneve Ndërkombëtare kërkojnë të paktën 48 orë interval midis dy ndeshjeve, një distancë e respektuar gjerësisht në veçanti.

Për më tepër, vetë Sarri tashmë ka përjetuar të njëjtën situatë disa herë në përvojën e tij angleze kur, pas ndeshjeve të së enjtes të UEFA Europa Ligës me Chelsean, ai shpesh dilte në fushë gjatë drekës të dielën e ardhshme. Ky lloj programi ndodh në çdo ligë, kjo ka ndodhur tashmë në Itali dhe gjithashtu do të ndodhë me ekipet e tjera të Serie A në muajin e ardhshëm të nëntorit”, shkruhej në komunikatën e Ligës Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *