U-17/ Tirana turpëron Partizanin në finalen e Kupës, vetëm shihni bëmën te goli për 4-0

0

Tirana ka turpëruar Partizanin në finalen e Kupës për paratërinjtë, duke fituar në shifrat 4-0. Flitet për moshat U-17, ndërsa ka ardhur dopieta e Meculit dhe e Birçajt. Bardheblutë kanë qenë edhe pranë golit të pestë, por pa e rritur më tepër diferencën e rezultatit.

Vërtet qesharake ishte mënyra sesi të kuqtë pësuan dy golat e fundit. Në të tretin ishte portieri që bëri një gafë në dalje, duke e lënë portën e boshatisur. Por nëse këto gabime edhe mund të ndodhin, te goli i fundit ishte një bëmë më vete. Pas një krosimi në aksionin sulmues të Tiranës, gjendeshin tre fanella bardheblu në zonën kundërshtare dhe asnjë i Partizanit. Një pamje që të ngjante si të ishte në portën e Tiranës, pasi lojtarët e kuq kishin gabuar tërësisht në vendosjen e pakuptimtë. E sigurisht, i vetëm portieri nuk mund të bënte asgjë… /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.