“Lojtarët e mi bëjnë shumë seks dhe prandaj humbim”/ Presidenti Bekali godet sërish: Sikur sulmuesi ynë të pushonte…

Nëse keni dëgjuar për Gigi Becalin, presidentin e Steauas së Bukureshtit, padyshim që dini edhe disa prej bëmave prej tij. Flasim për një nga kryesuesit të klubeve në Europë, më të veçantë dhe karizmatikë. Një njeri që diplomacinë e flakarit gjithmonë tutje, për t’i thënë gjërat hapur dhe pa kurrëfarë drojtje.

Si të ishte një njeri i thjeshtë, megjithëse fjalët e dala nga goja e tij, si presidenti i një skuadre të njohur, rëndojnë aq shumë. Kamer Qaka, një prej zbulimeve të Panuçit do e pësonte nga ky njeri, pasi e largoi me vetëm 2 javë në skuadër, duke thënë se nuk kishte kohë të rriste fëmijët.

Ndërkohë kësaj here ka zgjedhur t’i japë një përgjigje formës së dobët të skuadrës së tij dhe për këtë fajëson seksin. Sipas tij futbollistët e Steauas kryejnë shpesh marrëdhënie seksuale dhe kjo ndikon edhe në rezultatet e dobta të marra nga klubi rumun. Në krahun tjetër vlerëson si një shembull për tu ndjekur trajnerin e kundërshtarëve të CFR Cluj, që sipas tij ua ka kufizuar lojtarëve sasinë e marrëdhënieve seksuale me partneret.

“Lojtarët e mi bëjnë shpesh seks me të dashurat e tyre. Kjo është edhe arsyeja se përse nuk po luajnë mirë futboll kohët e fundit. Sikur Florinel Coman (sulmuesi i ekipit) të kishte pushuar gjithashtu…, por ai po bën gjëra të tjera. Shihni Dan Petreskun. Lojtarët e CFR-së kryejnë seks vetëm një herë në javë. Ata takohen me një femër vetëm një herë në javë”, ka deklaruar Gigi Bacali./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online