Janë mbyllur dhe ndeshjet e javës së pestë në Kategorinë Superiore për 17-vjeccarët. Në grupin A Tirana ka kaluar Kukësin në shtëpi dhe shkon në kuotën e 13 pikëve duke mbajtur vendin e parë në klasifikim, kjo pasi Porto ka ngecur në një barazim me Shkëndijën e Tiranës.
Edhe Partizani ka kaluar Laccin në transfertë, me kurbinasit që gjenden në vendin e fundit. Në barazim pa gola është ndarë dhe ndeshja mes Internacional Tiranës dhe Briansit.
U17 Grupi A Java e 5-të
Tirana 2-0 Kukësi
Shënues: Tafa 13’ Gjuzi 30’/
Laçi 1-3 Partizani
Shënues: Lika 50’/ M. Marku 25’, 43’, B. Marku 55’
Shkëndija Tr. 2-2 Porto
Shënues: Smajli 18’, 56’/ Marki 52’, Lekaj 73’
Internacional Tr. 0-0 Brians
Shënues: Ska
Në grupin B, Teuta ka mundur Luftëtarin pastër 2-0 në shtëpi dhe i ka arritur këto të fundit në renditje me 12 pikë. Flamurtari nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në Pogradec, ndërsa Dinamo, Skënderbeu dhe Besa kanë regjistruar gjithashtu fitore.
U17 / Grupi B / Java e 5-të
Sh.S.Pepa 0-1 Dinamo
Shënues: Bala 6’
Besa 2-0 Elbasani
Shënues: Muzhaqi 35’, Lilamani 75’
Skënderbeu 2-1 Shkëndija Dr.
Shënues: Vanko 33’, Çardhaku 70’/ Barzezi 12’
Teuta 2-0 Luftëtari
Shënues: Muka 36’, Lajthia 45’
Pogradeci 2-2 Flamurtari
Shënues: Dervishaj 54’, Pengu 78’/ Blaceri (autogol), Qarri 63’