Turpi në “San Siro” nuk tolerohet, dënohen gjyqtarët dhe përgjegjësi i VAR-it në Milan-Roma

Spektakli në fushën e lojës mbrëmjen e djeshme u prish nga ai arbitrim skandaloz i gjyqtarit Piero Giacomelli. Vendimet e këtij të fundit ndezën polemika të mëdha në opinionin publik, ndërsa pas ndeshjes do të merrte edhe emrëtime si qesharak apo komik për verdiktet e dhëna.

Dy penallti të shpikura nga hiçi, një për Romën e një për Milanin, ishin vendimet që hasën më tepër debat në gjykimin e djeshëm. Por nga ky turp nuk shpëton as VAR-i, me Luigi Nasca që nuk e mori mundimin të ndërhynte për 2 rastet vendimtare.

Megjithatë gabimet vijnë me pasoja dhe këtu nuk shpëton as turpi i ndodhur në “San Siro”. Në Itali kanë vendosur të ndëshkojnë arbitrat e sfidës Milan-Roma së bashku me përgjegjësin e VAR-it, Luigi Nasca. Të paktën 2 ndeshje pezullim është dënimi me të cilin do të përballen Giacomelli me shokë. Në këto kushte plot një 1 muaj larg fushave i pret personat që ndanë drejtësinë mbrëmjen e djeshme, duke marrë parasysh edhe pushimin për ndeshjet e Kombëtareve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online