Kategoria Superiore është ajka e futbollit shqiptar, por poshtë saj, sa shumë llum e dallavere!
Kalendari çorbë në Kategorinë e Parë, me Bylisin që luan kur të ketë qejf, është sinjal i qartë i rumpallës që mbizotëron në futbollin e padukshëm shqiptar.
Po aty, sot vjen perla e Komisionit të Apelit: Këlcyra falet dhe kthehet në kampionat. Pas masakrës ndaj arbitrit vitin e shkuar, me disa futbollistë që shkuan në burg, Këlcyra u përjashtua, vendim logjik, por në Shqipëri logjika është për idiotët!
VENDIMI
Pasi mori në shqyrtim ankimin e KF “Këlcyra”.
Vëren se:
Me vendimin e datës 15.12.2017 (pika 7) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur:
KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore të KF “Këlcyra” duke kërkuar ndryshimin e pikës 7 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 pasi masa e denimit nuk i
pergjigjet rrethanave te shkeljes se kryer.
KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS
Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi, konstaton:
Vendimi datë 15.12.2017 (pika 7) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në
përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e denimit te aplikuar eshte e larte dhe nuk i pergjigjet shkeljes disiplinore te kryer.
PËR KETO ARSYE
Bazuar në nenet 78 e vijues te Kodit te Disiplinës Sportive
VENDOSI
1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 (pika 7) si më poshtë:
KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f, 28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, dënohet me 14(katërmbedhjetë) ndeshje pa
spektator në stadiumin përkatës. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë
Zvicër.