“Turp! Vllazninë po e vlerësoni sa 7 hyrje pallati”, Vjerdha për Suad Licin: Iku një hajdut, njerëzit qanin…

Aksionet e Vllaznisë kanë dalë në ankand për shifrën e 508 milionë lekëve të vjetra, ndërsa në këshillin bashkiak të Shkodrës ka pasur edhe përplasje të mendimeve, ku sigurisht që nuk munguan edhe akuzat gjatë mbledhjes së fundit. Këshilltari Arbis Vjerdha ka reaguar me të drejtë duke u shprehur se kjo shifër është vërtet shumë e ulët dhe po kushton sa disa hyrje pallati. Në fragmentin e shkëputur në “Report TV”, Vjerdha ka kërkuar më tepër informacione dhe zbardhje të figurës së administratorit të ri të Vllaznisë, Benjamin Naku.

“Ky zotëria që do të vijë tani si administrator, a ka ndokush imazhin e tij për të vlerësuar nëse bën apo jo për këtë vend pune, nëse është apo jo i përgojuar, sepse ka ikur një hajdut që ka vjedhur djersën e sportistëve. Unë habitem sesi ti zonja kryetare ke shkuar shumë herë në Prokurori, por asnjëherë për Vllazninë.

Si shpjegohet që jemi katandisur këtu në 100 vite? Nëse dikush vjen në Shkodër dhe pyet se çfarë ka ky qytet, ne themi se kemi vetëm Vllazninë. Pastaj vlerësohet sa 7 apo 10 hyrje të pallatit. Kur ramë nga Superiore kishte njerëz që qanin dhe ju e nxirrni në shitje për kaq”, tha Vjerdha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online