“Turp t’i shohësh lojtarët e Tiranës”, shpërthen keq Patushi pas derbit: Vetëm Halili e bën këtë gjë

Tirana humbi derbin e dytë radhazi ndaj Partizanit, duke humbur mundësinë për tu futur si konkurente në luftën për titullin kampion. Tashmë kryeqytetasit rrezikojnë zonën e Europës, pasi ndodhen 7 pikë larg nga vendi i katërt. Ish lojtari i Tiranës, Saimir Patushi ishte i ftuar në emisionin, “Fair Play” tek Syri TV, ku ka kritikuar hapur mënyrën sesi lojtarët e Tiranës e zhvilluan ndeshjen.

Sipas tij, skuadra e Tiranës nuk djersiti aspak në fushë dhe lojtarët nuk kishin dëshirën më minimale për ta fituar derbin. Ai gjithashtu u shpreh se është e çuditshme sesi një skuadër kampione në fuqi nuk arrin të kapë as Kupat e Europës.

“Për derbin, i luftuar mund të themi se ishte vetëm me fjalë, por se çfarë japin në fushë lojtarët e Tiranës, 70-80 përqind nuk e meritojnë atë fanellë. Të kesh ekipin kampion dhe të rrezikosh të mos marrësh pjesë në Europë, vetëm Tirana dhe presidenti i saj e bën. Nuk ka mundësi, që Partizani që vjen nga ajo humbje në Korçë, të mundë Tiranën në atë mënyrë.

Tirana nuk ka vazhdimësi. Të kesh ekipin kampion dhe të bësh atë paraqitje, është fatkeqësi e madhe. Është turp t’i shohësh në fushë ata lojtarë që të luajnë për Tiranën. Një derbi që nuk ka luftë sportive. Nuk mund të imagjinosh që pas 90 minutave, të shohësh lojtarët e Tiranës me brekë të bardha dhe me geta të bardha, domethënë pa u bërë pis”,- u shpreh i revoltuar Saimir Patushi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online