Turneu UEFA Development U-16/ Shqipëria me pikë të plota pas dy sfidash, flasin protagonistët: Të lumtur për suksesin

Shqipërisë U-16 i mjaftoi goli i Tedi Malaj për të siguruar fitoren e dytë radhazi në turneun ndërkombëtar “UEFA Development’ për këtë grupmoshë, në sfidën e zhvilluar ndaj Azerbajxhanit në ‘Shtëpinë e Futbollit’ pasditen e së enjtes. Një ndeshje mjaft e mirë nga kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, të cilët krijuan raste të shumta përgjatë 90 minutave në shtëpinë kuqezi.

Pas këtij takimi të rëndësishëm, fshf.org zhvilloi dy intervista të shkurtra me protagonistët e kësaj ndeshjeje, autorin e golit Tedi Malaj si edhe me Oresti Rifën, i cili e nisi nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Malaj u shpreh i lumtur për golin që i dha fitoren Shqipërisë, ndërsa nënvizoi se këtë gol ia dedikon familjes së tij dhe trajnerit Bulku. “Jam shumë i lumtur për golin. Ia dedikoj profesorit dhe familjes time që më ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe.

Jam shumë i lumtur edhe për ekipin, jemi të gjithë një familje dhe mund të bëjmë shumë gjëra bashkë. Paraqitja ime në këto dy ndeshje ka qenë e mirë. Shënova golin, i dhashë fitoren ekipit. Kjo ka rëndësi, që ekipi fitoi” – thotë Malaj, i cili thekson se të luash me ngjyrat kuqezi dhe të përfaqësosh Shqipërinë në këtë moshë është emocion i madh.

“Është një emocion shumë i madh të përfaqësoj një komb të tërë në këtë moshë. Është diçka shumë e madhe” – tha Tedi Malaj për fshf.org.

Edhe për sulmuesin Oresti Rifa, kjo fitore është shumë e rëndësishme, teksa nënvizon faktin se brenda grupit kuqezi atmosfera është mjaft e mirë dhe djemtë janë si vëllezër me njëri-tjetrin. Dëshira e djaloshit kuqezi është ta mbyllin turneun me fitore ndaj Ishujve Faroe.

“Ndihem shumë i lumtur. Kemi një grup shumë të mirë, jemi si vëllezër, shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe motivojmë njëri-tjetrin dhe luajmë për njëri-tjetrin. Shpresoj të kem dhënë më të mirën time në këto dy ndeshje që kemi bërë. Kemi edhe një ndeshje tjetër, uroj ta mbyllim me tre fitore radhazi” – nënvizoi Oresti Rifa për fshf.org.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online