Turneu ballkanik i futbollit të amputuarve, Turqia fiton ndeshjen e dytë në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj Kosovës

Në “Shtëpinë e Futbollit” është luajtur ndeshja e dytë e turneu ballkanik të futbollit të amputuarve që organizohet nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n.

 

Takimi Turqi – Kosovë, që nisi në orën 11:30 përfundoi me fitoren e thellë të ekipit përfaqësues të Turqisë me rezultatin 12-0. Ky ishte triumfi i dytë radhazi për Turqinë, megjithatë rezultati është në plan të dytë, pasi ky turne ka si qëllim që ta afrojë sa më shumë futbollin me komunitetin, duke dhënë mesazhin e vetëm që futbolli është për të gjithë.

 

Nesër do të luhet takimi i fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës në orën 10:00 në “Shtëpinë e Futbollit”. Pas përfundimit të ndeshjes do të zhvillohet ceremonia përmbyllëse e turneut dhe do të dorëzohet kupa për ekipin kampion.

 

Balkan Region Amputee Tournament:

 

Shqipëri – Turqi 0-11

 

Turqi – Kosovë 12-0

 

Shqipëri – Kosovë 18.10.2024 10:00 Shtëpia e Futbollit