Turbulloi situatën te Kombëtarja U-21, Apolonia sqaron përfundimisht çështjen Sota: Rezulton negativ

Rasti i Eljon Sotës turbulloi sitautën te kombëtarja U-21 ditën e djeshme. Lojtari u raportua se rezultoi pozitiv me Covid-19, duke bërë që edhe klubi i Apolonisë të anullonte miqësoren e planifikuar me Kastriotin.  Nisur nga ky fakt, Alban Bushi thërriti edhe dy lojtarë të tjerë të Superiores, Hadroj dhe Ujkën e Bylisit, që t’i bashkoheshin kuqezinjve në grumbullim.

Por situata është sqaruar përfundimisht pak më parë nga vetë klubi fierak, që njofton se mbojtësi i tyre rezulton negativ në testin për virusin Covid-19. Në këtë mënyrë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe Sota do i bashkohet, ashtu si edhe ishte planifikuar, Kombëtares Shpresa që drejtohet nga Alban Bushi.

“Njoftojmë se mbrojtësi ynë Eljon Sota, ka kryer testin mjekësor për koronavirusin dhe ka rezultuar negativ. Menjehere pas konfirmimit të testit, Sota i është bashkuar kombetares U21 per dy ndeshjet ndaj Austrise dhe Andorrës”, njofton klubi i Apolonisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online