Mesi kthehet në çështje në Spanjë, La Liga ia bën të qartë: Paguaj 700 milionë euro po u largove

Lionel Mesi është një temë e zjarrtë në Spanjë. Lojtari dëshiron largimin dhe nuk ka kthim pas. Këtë e tregon edhe me mosparaqitjen në seancën stërvitore të klubit katalanas. Barcelona i mëshon faktit se kontrata nuk e lejon të largohet nëse në arkat e klubit nuk derdhet klauzola e kërkuar prej 700 milionë eurosh, megjithëse nga pala e argjentinasit theksohet se kjo klauzolë nuk vlen në vitin e fundit.

Për këtë çështje ka ndërhyrë edhe La Liga, që i bën të qartë 6 herë fituesit të Topit të Artë se shifra e majme prej 700 milionë eurosh duhet të paguhet, qoftë edhe nga vetë ai, nëse dëshiron të largohet këtë merkato.

“1) Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një klauzolë përfundimi të zbatueshme në rast se Lionel Messi vendos të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të njëanshme të kontratës, e realizuar në përputhje me nenin 16 të Dekretit Mbretëror 1006/1985, të 26 qershorit, nga ajo që rregullon marrëdhënien e veçantë të punës së sportistëve profesionistë.

2) Në përputhje me rregulloret në fuqi, dhe duke ndjekur procedurën përkatëse në këto raste, LaLiga nuk do të kryejë procedurën paraprake të vizave që lojtari të hiqet nga federata nëse nuk kanë paguar më parë shumën e klauzolës së përmendur”, thekson La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online