Rroca dhe Xhekson, në Athinë për rikuperim

Dy titullarët e Luftëtarit do të kryejnë disa seanca terapie dhe shpresohet që të jenë gati për Lushnjën. Në këtë ndeshje mungon Beqiri, i skualifikuar

Gëzim Beqiri

Ekipi i Luftëtarit, nga dje e deri të dielën, do të zhvillojë dy seanca stërvitore në ditë. Krahas përgatitjeve të futbollistëve  fizikisht apo taktikisht, me disa prej tyre do të kryhet edhe një trajtim mjekësor për t’i pasur në gjendjen e duhur. Nëse kampionati nuk do të ndërpritej, në ndeshjen e radhës, atë me Lushnjën, Luftëtari do të kishte 5-6 futbollistë që do të mungonin për arsye shëndetësore. Deri të mërkurën, kur do të rifillojë kampionati, shpresohet që futbollistët e dëmtuar të jenë të rikuperuar plotësisht. Janë stërvitur veçmas dje, ashtu si dhe një ditë më parë, Dejvi Bregu dhe Vasil Shkurtaj, të cilët vetëm kanë vrapuar rreth fushës. Nëse Bregu do të jetë me siguri në takimin e radhës ndaj Lushnjës, Vasil Shkurtaj mbetet në dyshim edhe për këtë radhë. Eduard Rroca dhe Xhekson Ferreira dje janë nisur për në Athinë, ku do të kryejnë disa seanca terapie në një klinikë të specializuar. Në kryeqytetin grek ata janë pritur nga përgatitësi atletik i skuadrës gjirokastrite, Kostas Koltsidas. Të dy futbollistët do të kryejnë edhe një kontroll më të specializuar për të parë shkallën e dëmtimit. Mendohet që këta dy futbollistë të riaftësohen deri ditën e martë dhe ndaj Lushnjës trajneri Hasan Lika do t’i ketë në dispozicion. Nëse këta futbollistë me probleme fizike do t’i kalojnë dëmtimet deri ditën e mërkurë, përfshirë këtu edhe sulmuesin Shkurtaj, Luftëtari do të ketë vetëm një mungesa nga titullarët, kapitenin Orjad Beqiri, pasi vlonjati ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online