“Tufat e luleve dhe fjalët prekëse janë hipokrizi”/ Sindikata e Futbollistëve me kërkesën e drejtë për Edi Ramën

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka bërë një kërkesë të drejtë për kryeministrin e Edi Rama. Situata e Koronavirusit ka dalë tërësisht jashtë kontrollit në Shqipëri teksa numërohen shumë raste prekjesh në 24 orë dhe humbje jetësh që vijnë duke u shtuar. Në këtë situatë teksa vendi ynë e ka siguruar vaksinën, fillimisht do ta marrin këtë shërbim të moshuarit dhe personeli i vijës së parë të zjarrit.

Ndërkohë Sindikata ka kërkuar që vaksina të jepet edhe për ish-futbollistët e njohur në vend që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar në gjithë këto vite. Një kërkesë e drejtë kjo kur në kohët e fundit kanë qenë të shumtë figurat e njohura për futbollin shqiptar që kanë ndërruar jetë. /Sport Ekspres/

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë e shqetësuar për situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga virusi COVID-19 i drejton sot një kërkesë publike Kryeministrit të vendit z.Edi Rama .

Z.Kryeministër pa dashur që të bëhemi pjesë e debateve politike të momentit, kërkojmë nga ana juaj që në proçesin e vaksinimit të përfshini si subjekte me risk të lartë për humbje jete edhe ish-sportistët.

Ish-sportistët që i kanë dhënë gjithcka këtij vendi, vitet me të bukura të jetës, emocione të mëdha dhe krenari kombëtare dhe në këmbim kanë marrë pothuajse asgjë.

Për shkak të karrierës së tyre sportive në ngarkesa të larta fizike,sot që kanë mbi supe dhe vitet e jetës aspak të lehtë,janë ndër personat më të riskuar nga virusi COVID-19.

Nuk duam të përmendim disa dhjetra ish-sportistë që kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe por po marrim shkas nga fakt konkret.

Sot ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të vështirë shëndetësore legjenda e futbollit Kavajas Muharrem Karriqi.

Askush nuk është kujtuar për njërin nga futbollistët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli Kavajas.

Z.Kryeministër këto njerëz që janë vlerat e shoqërisë tonë duhen ndihmuar sa i kemi mes nesh si shembuj të gjallë për fëmijet tanë.

Më pas tufat e luleve apo fjalët prekëse në rrjete sociale janë vetëm një hipokrizi e shpifur.

Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjitha federatave sportive në tërësi dhe FSHF në veçanti që të zgjohen nga gjumi dhe ti vijnë në ndihmë ish-sportistëve.

Konkretisht bazuar në dokumentat dhe statistikat që ata kanë ti propozojnë sa më shpejt Kryeministrit z.Rama dhe Ministres së Shëndetësisë znj.Manastirliu emrat e ish-sportistëve të cilët për shkak të moshës apo problemeve të tjera shëndetësore kanë nevojë urgjente për vaksinim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *