“Më thanë se Tirana është eliminuar”, Olsi Rama nuk kapet me fatin e goglave: Unë doja Dinamon…

Partizani nuk kishte shumë fat në goglat që përcaktuan çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë do të përballen kundër Laçit, i cili ishte kundërshtari më i vështirë duke parë formën aktuale të skuadrave. Por pavarësisht kësaj, drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, nuk shfryn ndaj fatit.

Për të fituar kompeticion duhet të mposhtët më të mirët dhe ky duel do të rezervohej një ditë. I pranishëm në hedhjen e shortit, Olsi Rama kishte simpatinë për të pasur edhe një derbi me Dinamon.

“Kupa është një kompeticion, që për ta fituar duhet të kalosh kundërshtarët më të vështirë, kështu që në qoftë se Laçi vjen në çerekfinale, gjysmëfinale apo finale nuk ka rëndësi. Janë një ekip për tu kaluar, megjithëse objektivi ynë është të fitojmë ndaj çdokujt. Ndeshje teke janë bërë edhe në Champions vjet. Në këtë situatë që jemi ndeshjet teke janë më mirë që të mos ngarkohen lojtarët shumë sepse kalendari është i ngjeshur.

Do shkojmë në Laç për të fituar. Ne luajmë çdo ndeshje për ta fituar. Duam kampionatin dhe Kupën. Nuk është çështje snobizmi.  Të gjitha ekipet në këtë kalendar vendosin objektivat e tyre. Dje po më pyesnin kë do në short dhe kërkova derbi. Më thanë se Tirana është eliminuar dhe i thashë se jo sepse është derbi me Dinamon. E kishim edhe afër, tani duhet të marrim autobusin të shkojmë në Laç”, tha Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online